970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Izet Sadiku, takon banorët e lagjes Hajvalia

Izet Sadiku, takon banorët e lagjes Hajvalia

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Hajvalia, ku janë diskutuar projekte madhore që pritet të realizohen në kryeqytet, shkruan Gazeta Projekti.

Gjatë takimit, Sadiku ka nënvizuar se investimet e planifikuara, me një vlerë prej 1.5 miliardë eurosh, do të përfshijnë projekte kyçe si: ndërtimi i Spitalit të ri, Unaza e Jashtme dhe Qendra Kombëtare e Sportit, të cilat do të sjellin përmirësime të mëdha në infrastrukturën dhe mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës.

Ai theksoi përkushtimin e tij dhe të LDK-së për të sjellë ndryshime pozitive në Kosovë dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. “LDK është shpresa e Prishtinës dhe e tërë Kosovës. Nuk do të ndalemi deri në realizimin e ndryshimeve që qytetarët presin,” tha Sadiku.

Ai i ftoi qytetarët që të jenë pjesë e këtij vizioni dhe të mbështesin LDK-në në zgjedhjet e ardhshme për të siguruar zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit dhe të gjithë vendit.

124 LDK

Lumir Abdixhiku 1

Izet Sadiku 35

#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35

Related posts