970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Izet Sadiku ndan planin për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

Izet Sadiku ndan planin për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka premtuar ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

Sadiku ka thënë se Spitali i Prishtinës do të ketë 198 shtretër – dhoma dyshe si dhe tualete në dhoma.

Sipas projektit të Izet Sadikut, 30% të pacientëve pritet të jenë jashtë-spitalor për shkak se shërbimet jashtë-spitalore do të kryhen nga profesionistë të fushës, për çfarë nuk do të ketë as nevojë hospitalizimi nga pacientët.

Sadiku, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka shtuar se ndërtimi i këtij projekti është bllokuar nga qeveria, mirëpo pret që me ndryshimin e qeverisë të fillojë edhe ndërtimi i tij.

“Kemi filluar punën, kemi nda tokë në Prishtinën e Re – mbi katër hektarë dhe kemi ndarë buxhetin për krijimin e planit të Spitalit të Prishtinës. Ndërtimi i tij parasheh të gjitha shërbimet që kanë spitalet tjera me 198 shtretër – dhoma dyshe si dhe tualete në dhoma. Mendohet që 30% e pacientëve të jenë jashtë-spitalor, pasi që do të ketë sa më shumë shërbime jashtë spitalore që të mos hospitalizohen pacientët”, ka thënë Sadiku.

Izet Sadiku mban numrin 35 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare.

Related posts