Fushata elektorale e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nisur me entuziazëm të madh në degën e V-të në Prishtinë. Me pjesëmarrjen e gjerë të banorëve të Hajvalisë dhe praninë e kryetarit të partisë, dr. Lumir Abdixhiku, i cili shihet si kryeministri i ardhshëm, ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm drejt zgjedhjeve, shkruan Gazeta Projekti.
Izet Sadiku, kandidati i kësaj dege, e cilësoi nisjen e fushatës si një “urgan ndryshimi” dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen aktivisht, duke vënë theksin se tani është koha për veprim dhe ndryshim.
Fushata e LDK-së synon të sjellë zgjidhje konkrete për sfidat e qytetarëve, ndërsa mesazhet si “Bashkë do të ecim përpara” dhe “Bëhu ndryshimi” përçojnë frymën optimiste të këtij subjekti politik.
Ky aktivitet shënon një fillim të fuqishëm për LDK-në, duke e pozicionuar atë si një alternativë për ndryshim dhe progres në skenën politike të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Filloi urgani i ndryshimit edhe në degën e V-të LDK-së në Prishtinë!
Me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e Hajvalisë dhe praninë e kryeministrit në ardhje dr. Lumir Abdixhiku hapëm fushatën e ndryshimit.
Bashkë do të ecim përpara dhe do të punojmë pa u lodhur për një të ardhme më të mirë sepse nuk kemi kohë për të humbur, por kemi mundësi e zgjidhje për ndryshim.
Bëhu ndryshimi! ✌️
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35