970×90
970×90

Ivanoviqi ka qenë anëtar i partisë së Millosheviqit – KFOR-i e mbajti përgjegjës për vrasjen e 26 civilëve

Ivanoviqi ka qenë anëtar i partisë së Millosheviqit – KFOR-i e mbajti përgjegjës për vrasjen e 26 civilëve

Gazetari Vehbi Kajtazi, duke folur rreth çështjes së politikanit të ndjerë serb, Olivier Ivanoviq, ka thënë se ai ishte ishte pjesë e partisë së Millosheviqit, sipas një raporti nga misioni i KFOR-it të cilin thotë se posedon.

Ai tha në Klan Kosova se sipas të njëjtit raport, KFOR-i e mbante përgjegjës Ivanoviqin edhe për vrasjen e 26 civilëve në veriun e Mitrovicës gjatë luftës në Kosovë.

“Sipas dokumenteve që unë i posedojë dokumente këto nga Shërbimi Inteligjent i KFOR-it të cilët kanë bërë hulumtime në terren dhe kanë nxjerr raporte të ndryshme. Portreti që KFOR-I dhe i mbështetur nga raporte tjera të UNMIK-ut flasin se Oliver Ivanoviqi si një serb, anëtar i partisë së Millosheviqit që është aktivizuar qysh nga vitet e 90-ta kundër shqiptarëve në Mitrovicë.” – tha Kajtazi.

Ai shtoi se Ivanoviqi ka qenë anëtar i partisë së Millosheviqit, për një kohë të shkurtër dhe se i njejti ka kryer veprime kriminale në Mitrovicë.

“Oliver Ivanoviqit kishte spastruar Mitrovicën nga shqiptarët me përgjegjësinë e organeve punuese dhe sportive në fillim të viteve të 90-ta. Me fillim të luftës ai është angazhuar si vullnetar i strukturave të sigurisë të Policisë së Serbisë. Së bashku me vëllaun e tij ai [Oliver Ivanoviq] ka hartuar një listë për likuidimin e intelektualëve dhe civilëve të tjerë shqiptarë në Veri të Mitorivicës. – tha Kajtazi, që sipas tij KFOR-i e ka bërë përgjegjës Ivanoviqin për vrasjen e 26 shqiptarëve gjatë luftës.

Related posts