
Italia e ka fituar Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, duke mposhtur Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1, falë golave të Luke Shaw dhe Leonardo Bonucci.
Ndërsa në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan Azzurrët duke rrëmbyer edhe kupen.