
Italia në finale të EURO 2020, duke fituar me penallti ndaj Spanjës.
Spanja dhe Italia kanë dhuruar spektakël në “Wembley”, pasi 90 minuta të kohës së rregullt dhe 30 minuta vazhdime nuk kanë mjaftuar për të mësuar finalistin e parë në Kampionatin Evropian.
Spanja rastin më të mirë e kishte në minutën e 25-të, kur Dani Olmo gjuajti bukur nga brenda zonës, ndërsa edhe më bukur priti Gio Donnarumma. Italiani goditjen e parë serioze e kishte në minutën e 45-të, kur Emerson gjuajti nga një pozitë e vështirë, por topi u ndal në shtyllë.
Në pjesën e dytë ishte loja edhe më e bukur. Sërish ishte Spanja që rrezikoi e para, ku Sergio Busquets gjuajti nga distanca, por topi shkoi pak mbi portë.
Finalisti i parë në Euro 2020 është mësuar pas ekzekutimit të penalltive, pasi 120 minuta lojë u mbyllën 1-1. Italia u tregua më e saktë nga 11 metërshet për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian. Italia fitoi nw penallti 4-2.
Spanja dhe Italia kanë dhuruar spektakël në “Wembley”, pasi 90 minuta të kohës së rregullt dhe 30 minuta vazhdime nuk kanë mjaftuar për të mësuar finalistin e parë në Kampionatin Evropian.
Gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive, ku triumfuan italianët, duke u treguar më të saktë, duke triumfuar 4-2.
Për Spanjën shënuan nga penalltitë Alcantara dhe Moreno, derisa për Italinë, Belotti, Bonucci, Jorginho dhe Bernandeschi.
Ishte ndeshje mjaft interesante për 120 minuta lojë, ku u shënuan vetëm dy gola nga loja e hapur. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht kaluan në epërsi italianët, në minutën e 60-të për 1-0 realizoi sulmuesi i Juventusit, Chiesa. Spanja reagoi në minutën e 80-të.
Pas vetëm pak minutave në fushë, sulmuesi Alvaro Morata ka arritur të realizojë për 1-1.
Në vazhdime, Spanja u mundua të bëjë diçka më mirë, por assesi të gjejë golin e fitores dhe kështu, finalisti i parë në “Euro 2020” u mësua pas ekzekutimit të penalltive.
Nga pika e bardhë më të saktë u treguan italianët, duke shkuar në finale për herë të parë që nga viti 1968.