970×90
970×90

Isufi mbron titullin

Isufi mbron titullin

Boksieri shqiptar Shefat Isufi ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës, WBF, në kategorinë gjysmë të rëndë midis Munihut.

Isufi ka arritur ta mposhtë boksierin Hernan David Perez në turneun e organizuar ku luftuan disa shqiptarë.

Raundet e parë ishin tejet të barabartë me dy boksierët që ishin shumë të kujdesshëm, duke u mbrojtur gjatë tërë kohës.

Isufi provoi disa herë ta befasonte kundërshtarin me disa goditje të shpejta, por ky i fundit tregoi në nivel të lartë.

Raundi që vlen të ceket ndoshta është i gjashti, ku Perez arriti ta gjakosë në sy Isufin pas disa goditjeve të sakta.

Por pas kësaj, kosovari mori ‘luftën’ në dorë pasi argjentinasi duket se u lodh me Isufin që arriti ta dominojë deri në fund.

Pas 12 raundeve, gjyqtarët dhanë vendimin përfundimtar duke e shpallur fitues Isufin, i cili mbrojti titullin e botës WBF.

Raundet e fundit ishin vendimtare me dy boksierët që ishin më aktivë në përpjekje për ta nokautuar njëri-tjetrin. Në fund, gjyqtarët vendosen që më i mirë në këtë duel ishte Isufi.

Këtë assesi s’e pranoi argjentinasi, i cili u pa gjatë gjithë kohës duke bërë me gishtë. Njëri nga gjyqtarët i dha pikët argjentinasit (13:15), derisa dy të tjerët kosovarit (15:13, 17:11).

Përndryshe, në këtë turne fituan edhe boksierët e tjerë shqiptarë si Musa Avdimetaj (i njohur si James Kraft) Valon Ahmeti, Kushtrim Tahiruka, Isuf Kelmendi dhe Armend Xhonaj.

Në ndeshjen e radhës në ring do të ngjitët ish kampioni i botës, Robin Krasniqi, i cili do të përballet me numrin një të Belgjikës, Timur Nikarkhoevin.

Related posts