970×90
970×90

Ismet Munishi: Ndeshjet po bëhen shfaqje baleti, lojtarët sillen si qofte

Ismet Munishi: Ndeshjet po bëhen shfaqje baleti, lojtarët sillen si qofte

Ismet Munishi është ankuar me stimulimet e shumta të lojtarëve dhe po ashtu ka kritikuar gjyqtarët për referimin e tyre.


Po ashtu Munishi ka thënë se gjyqtarët nuk kanë qenë korrektë as ndaj tij, kurse thotë se futbollistëve të tij ju ka kërkuar që të mos stimulojnë.

“Në Premierligë nuk referohet gjysmëfaullet në 20 minutat e fundit të ndeshjes, lejohet lojë më e ashpër sepse ngrihet tempo dhe loja po shkon drejt fundit. Te ne ka rasti kur loja bëhet si shfaqje baleti. Çdo kontakt referohet, lojtari rrëzohet e rrotullohet si qofte, nuk çohet e ne e presim”, ka thënë Munishi. 

“Te ne, në Ballkan, është rreptësishtë e ndaluar që të simulohet, është rreptësishtë e ndaluar që të zhagitet loja. S’ka rëndësi a jemi duke fituar apo humbur, ne e kemi krijuar një standard të lojës”, u deklarua trajneri i Ballkanit.

Related posts