Tashmë ka nisur vazhdimi i seancave të rregullta të Kuvendit të Kosovës. Në diskutimet e tyre, deputetët e Kuvendit i kanë drejtuar pyetje ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit. Deputeti i VV’së, Glauk Konjufca e ka pyetur ministrin Ismaili se deri ku kanë shkuar hetimet për tri vdekjet e pacientëve të cilët ndërruan jetë në muajin shtator të vitit të kaluar në sallat e operacionit të QKUK’së.
Ministri Ismaili, ka sqaruar në Kuvendin e Kosovës çështjen e rastit të vdekjeve në QKUK. Ai ka thënë se ka ngritur këtë rast në instancat më të larta.
Ndonëse edhe pas pesë muajve ende nuk ka ndonjë person të dyshuar. Për këtë punë Ministri Ismaili thotë se këtë çështje tashmë e ka ngritur në nivel të inspektorëve. Thotë se të gjitha të gjeturat dhe dosjet rreth vdekjeve në QKUK tashmë i kanë dorëzuar në prokurorinë e shtetit.
‘‘Konsideroj që rasti është aq i rëndë sa që nuk kemi nevojë për shtrembërim të fakteve. Rasti ka ndodhë tre ditë para se të jem ministër. Kur kam ardh unë kjo çështje me u ba mediatike. Nuk kam heshtë asnjë moment për këtë problematikë. E kam ngritë në nivel të inspektorëve. Unë kam thanë që shëndetësinë e kam gjetur në një gjendje shumë të rëndë. Rasti është ngritë tek institucionet përgjegjëse. Janë dorëzu të gjitha materialet. Unë e di që nuk ka njeri në këtë sallë që nuk ju kanë dhimtë të tre pacientët e që kanë hy ën sallë. Është gjetur një gropë e madhe në shëndetësi“, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ai ka thënë se pacientët kosovarë sot ë së shumti në rajon paguajnë për marrjen e shërbimeve shëndetësore.
Ndërkohë që Konjufca i ka replikuar Ismailit duke thënë se duhet një plan konkret se si të zgjidhet kjo çështje.
“Ministri nuk e ka përgatitjen e duhur që të mërret me shëndetësi. Nuk zgjidhet shëndetësia kështu. Duhet të ketë plan qysh me zgjidhë. Lajmet nëpër media për skandalet në QKUK janë të përditshme. Sa i përket vdekjeve, nuk mund të thuash ndodhi pak para se të bëhem ministër. Si po e trajtoni ju këtë rast“, e ka pyetur deputeti i VV’së, ministrin e Shëndetësisë.
E ndërkaq Ismaili i është kundërpërgjigjur Konjufcës duke i thënë se inatet politike nuk duhet përdorur për ta sulmuar një dikaster të caktuar.
„Shumë shpejtë është shpërfaqë inati i shpejtë politik. Nuk e shihni që sot ka një shërbim që punon 24 orë. Për dallim nga ju që nuk thatë asgjë. Unë po tregoj që përpos shëbimeve 24 orë në Kardiologji Invazive, në Onkologji“, është kundërpërgjigjur Ismaili./Express/