Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka reaguar pasi një mjek në Spitalin e Prizrenit ka fyer rëndë pacienten, e cila rënkonte nga dhimbjet e mëdha
Ministri Ismaili ka thënë se gjuha e përdorur nga mjeku në fjalë,është e papranueshme dhe pacienti duhet të mbrohet nga të gjithë ata që e fyejnë atë, e madje edhe vetë profesionin e mjekut.
‘Gjuha e tillë e përdorur nga kirurgu në Siptalin e Prizrenit ndaj pacientes në dhimbje është e papranueshme. Kjo thyen besimin e qytetarëve dhe i hedhë hije të keqe tërë sistemit shëndetësor. Pacienti dhe sistemi shëndetësor duhet të mbrohet nga të gjithë që e keqpërdorin besimin tonë, fyejnë pacientin dhe vet profesionin e mjekut. Merrni masa sonte. Nesër është vonë’, ka shkruar Ismaili.
Ndryshe, ngjarjen që ndodhi në Spitalin e Prizreni, e treguan familjarët e pacientës.
Përderisa pacientja po rënkonte nga dhimbjet e mëdha, sipas familjarëve britma e saj ishte pengesë për doktor Ymerin.
Gjersa pacientja dëgjohet duke qajtur nga dhimbjet, në audion e siguruar dëgjohet doktori duke ofenduar me fjalë të ndryshme, ndërsa në një moment e quan atë edhe idiote.
“Punë e madhe që ke dhimbje , mos më shurdho shumë, mos u bë idiote, shuj. Ik aty majmun, se po ta dho një shuplakë. Stë vjen marre , shuj, mbylle gojën, mbylle”, ishin vetëm disa prej fjalëve që doktori i tha pacientes