970×90
970×90
970×90
970×90

Ishin nisur nga Kina për në Itali, 100 mijë maska fytyre përfundojnë në një shtet tjetër evropian

Ishin nisur nga Kina për në Itali, 100 mijë maska fytyre përfundojnë në një shtet tjetër evropian

Ishin nisur nga Kina për në Itali, 100 mijë maska fytyre përfundojnë në një shtet tjetër evropian

Mijëra maska fytyre të dërguara nga Kina për spitalet e ngarkuara të Italisë, kanë përfunduar në Republikën Çeke.

Një gabim i tillë ka ndodhur ndërsa Evropa, tani epiqendra e pandemisë së coronavirusit, përballet me një mungesë maskash.

Problemi është thelbësor në Itali, vendi që aktualisht po paguan çmimin më të rëndë, me gati 5,000 vdekje dhe spitalet e tij në pikën e kollapsit.

Por Republika Çeke, e cila gjithashtu po përgatitet për një rritje të infeksioneve, ka forcuar kontrollet mbi eksportin dhe shpërndarjen e një materiali të tillë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ishte e paqartë të dielën nëse incidenti ishte një keqkuptim, një gabim logjistik ose një përpjekje e qëllimshme për të mbajtur maskat.

E përditshmja italiane La Repubblica shkruajti të shtunën se autoritetet çeke kapën maska kineze të destinuara për spitalet e Italisë nën maskën e një pretendimi të luftës kundër trafikantëve, në një artikull të titulluar: “Si Republika Çeke sekuestroi mijëra maska të dërguara nga Kina në Itali”.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, pranoi në Twitter se “për fat të keq, pas hetimeve të mëtejshme, doli që një pjesë më e vogël e një konfiskimi mallrash ishte një dhurim kinez për Italinë”.

Sipas mediave çeke, dhurimi nga Kina përfaqësonte pak më shumë se 100,000 maska.

Gjithsesi, asnjë zyrtar italian nuk kishte reaguar ndaj artikullit të La Repubblica deri të dielën.

Sipas TheLocal.it, Republika Çeke ka regjistruar më shumë se 1.000 raste të coronavirusit, por nuk ka ndonjë të vdekur.

Related posts