Ka ndërruar jetë profesori i njohur i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda. Në mesin e shumë personave të cilët kanë kujtuar dhe kanë shprehur ngushëllime për profesorin është edhe ish-studenti i tij tani gazetari i njohurë, Muhamet Koci.
Ai, përmes disa komenteve në profilin e tij Facebook ka kujtuar se si ende e mbanë në mendje profesorin e tij Gruda tani të ndjerë,
Statusi i plotë pa ndërhyrje:
Zejnullah Gruda ishte nje enciklopedi e gjalle
Nje mesues i madh na paska lene ne Diten e Mesuesit. Profesor Zejnullah Gruda, doajeni i te drejtes nderkombetare ne vend, ishte erudit i rralle, ishte nje arkiv e gjalle.
Si student i tij, nuk do t`i harroj kurre ligjeratat e tij te thella dhe me plote fusnota. Ndonse i shtyre ne moshe, ishte ne gjendje te fliste me ore te tera, pa ndonje monitor perpara, per detaje te lendeve qe ligjeronte. Aq me pasion ligjeronte, sa ndodhte qe per ngjarje te ndjeshme t`i rridhnin edhe lotet.
Diapazoni i tij i dijes e kalonte fushen e te drejtes nderkombetare dhe te diplomacise.
Si nje enciklopedi e gjalle, me te njejtin pasion fliste per historine, religjionin leteresine, sportin, artin dhe muziken.
Nga ai kam degju, per here te pare, per dhjetra personalitete te rendesishme te Amerikes Latine dhe Lindjes se Mesme, per poezine e Lorkes, per Guernican e Pikasos dhe per shume e shume gjera tjera.
Njeri i thjeshte dhe pedant, intelektual i ndershem, profesor i jashtezakonshem.
I perjetshem qofte kujtimi per ty, prof.