Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka uruar në mënyrë të përkryer bashkëshorten e tij për 26 vjetorin e martesës.
“Urime Përvjetori, Michelle Obama. Për 26 vite, ti ke qenë një partnere e jashtëzakonshme, dikush që gjithmonë mund të më bëjë të qesh, dhe personi im i preferuar për të parë botën”, ka shkruar Obama, transmeton Indeksonline.
Sigurisht se dyshja njihen si një prej qifteve më të dashura në botë, që gjithnjë kanë treguar se çfarë do të thotë të vlerësosh partnerin e jetës.