970×90
970×90

Ish polici serb vdiq nga sulmi në zemër gjatë aksionit të Policisë së Kosovës

Ish polici serb vdiq nga sulmi në zemër gjatë aksionit të Policisë së Kosovës


Zëvendësdrejtori i qendrës mjekësore në veri të Mitrovicës, Zlatan Elek ka bërë të ditur se një ish pjestar i policisë serbe ka vdekur në Leposaviq nga sulmi në zemër kur ka dëgjuar për aksionin e policisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Elek po ashtu ka bërë të ditur se dy serbë, të plagosur sot gjatë të shtënave në Zubin Potok, Boban Janiçijeviq dhe Radenko Milovanoviq janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, transmeton lajmi.net.

“Kemi informacione nga qendra mjekësore në Zubin Potok se ka shumë qytetarë që kanë pësuar lëndime të lehta trupore derisa u janë shkaktuar edhe dëme materiale në objektet e Komunës dhe në veturat që kanë qenë të parkuara pranë saj”, u shpreh Elek.

Lajmi.net ka kontaktuar me prokurorin e Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, i cili ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë se nuk ka të vdekur nga aksioni i policisë.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me policisë e Kosovës, të cilën ka thënë se mund të jetë vdekje e natyrshme, por jo nga aksioni i policë. /Lajmi.net/

Related posts