970×90
970×90

Ish-ministri rumun: Më mirë të pranojmë humbjen 3:0 në tavolinë se sa të luajmë me Kosovën në kualifikimet evropiane

Ish-ministri rumun: Më mirë të pranojmë humbjen 3:0 në tavolinë se sa të luajmë me Kosovën në kualifikimet evropiane

Ish-ministri i jashtëm i Rumanisë, Theodor Meleșcanu, është shprehur kundër ndeshjes Rumani-Kosovë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Meleșcanu i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Rumanisë të mos luajë me Kosovën, për arsye se Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo, siç lajmëroi gazeta rumune “Prosport” do t’i kushtonte Rumanisë humbje 3-0 me automatizëm.

“Kosova nuk është njohur nga një numër shtetesh, duke përfshirë edhe ne, Rumaninë, ne kurrë nuk e kemi njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Normalisht, Federata jonë e Futbollit, përmes Răzvan Burleanut, duhet të diskutojë edhe me shtetet e tjera që kanë të njëjtin pozicion si Rumania dhe të arrijë në një metodë që nuk duhet të shkatërrojë të gjithë sistemin, por edhe të mos respektojë gjërat që janë shumë të qarta nga këndvështrimi i Rumanisë”.

“Prandaj, unë do të thoja se FRF do të duhet të gjejë zgjidhje. Nëse jo, ajo që mund të bëhet është të humbasim 3-0 me Kosovën”, ka thënë Theodor Meleșcanu në Antena 3, cituar nga ziare.com.

Nëse FRF refuzon të lejojë kombëtaren e Rumanisë që të luajë ndeshjen me shtetin e Kosovës në ndeshjet paraprake të EURO 2024, atëherë Federata e udhëhequr nga Răzvan Burleanu mund të përjashtohet nga UEFA, njofton GSP.ro.

Related posts