970×90
970×90

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha i pari në rresht në tubimin e LDK-së në Prizren

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha i pari në rresht në tubimin e LDK-së në Prizren

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha është parë sot në radhët e para në një tubim parazgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë qytet. 

Sylë Hoxha, gjatë kohës ka kishte qenë kryeprokuror i Prizrenit, në vitin 2016 i kishte mbyllur hetimet për vdekjen e mistershme të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.

Rasti ishte mbyllur, duke u cilësuar si ‘vetëvrasje’ nga Hoxha, vetëm pak ditë pas vdekjes së Deharit, duke u rihapur shumë kohë pas, duke u çuar edhe për ekspertizë në një Institut zviceran të Mjekësisë Ligjore me seli në Lozanë.

Nga ana tjeter, fotografitë nga tubimi i LDK-së në të cilin mori pjesë Sylë Hoxha, janë publikuar nga kryeministri në detyrë, Advullah Hoti.

Hoti ndonëse vet i ka vendosur rregullat kundër pandemisë, duket se nëpër tubime se ka ndërmend t’i respektojë.

“Prizren, ti je shpirti i përhershëm i historisë sonë, ndërsa ne me gjithë shpirt jemi me ty e për të mirën tënde. U mirëpritëm fuqishëm nga strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e shtëpisë sonë politike, të cilët folën dhe u deklaruan zëshëm duke thënë se: Ne jemi gati dhe në mbështetje të shtëpisë së madhe, LDK-së, e cila është themeluesja dhe garantuesja e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Related posts