970×90
970×90
970×90
970×90

Ish-kryeministri italian: Është koha që Kosova të lëvizë drejt BE-së

Ish-kryeministri italian: Është koha që Kosova të lëvizë drejt BE-së

Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai gjatë ditës së martë është takuar me përfaqësues të institucioneve të vendit tonë.

Në takimin me presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministri italian ka thënë se Kosova ka ecur përpara.

“Kosova ka ecur përpara. Është koha që i tërë rajoni të lëvizë drejt BE-së”, është shprehur D’Alema.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar ish-kryeministrin italian për angazhimin e tij për Kosovën dhe rajonin.

“Faleminderit për angazhimin tuaj personal, për përkrahjen për Kosovën dhe rajonin. Do të jemi mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe ish-kryeministri italian kanë folur edhe për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur edhe rëndësinë e Samitit të Sofjes si konfirmim i perspektivës evropiane për rajonin tonë.

Related posts