Për nder të Ditës së Ushtrisë, Gjeneral Rrahman Rama, një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbajti një fjalim të veçantë para studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit Amerikan të Kosovës (AUK). Tema e prezantimit të tij ishte: “Historiku i formimit të UÇK-së dhe proceset deri më sot”, shkruan Gazeta Projekti.
Gjatë fjalimit të tij, Gjeneral Rama ndau rrëfime dhe analiza të detajuara mbi procesin historik të formimit të UÇK-së, duke theksuar sfidat me të cilat është përballur populli shqiptar gjatë viteve të 90-ta, shkruan Gazeta Projekti. Ai, përmendi se UÇK-ja nuk ishte vetëm një forcë ushtarake, por një lëvizje e cila mishëronte aspiratat kombëtare për liri dhe pavarësi.
Gjenerali gjithashtu u ndal në zhvillimet që kanë pasuar pas luftës, duke përfshirë krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe transformimin e saj në Ushtrinë e Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së UÇK-së dhe kontributin e saj në paqen dhe stabilitetin e rajonit, sidomos kur kohën e funsit tensionet janë të nivelit të shtuar.
Studentët dhe stafi patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë tema të ndryshme lidhur me të ardhmen e sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë, si dhe rolin e rinisë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Vlenë të theksohet se gjeneral Rama, është njohës i mirë i Ushtrisë dhe ka përvojen e merituar si gjeneral. Ai, është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, për zgjedhjet e 9 shkurtit.