970×90
970×90

Ish-këshilltari i Thaçit: Me këtë ritëm të punës, gjykimi ndaj ish-krerëve mund të zgjasë 9 vite

Ish-këshilltari i Thaçit: Me këtë ritëm të punës, gjykimi ndaj ish-krerëve mund të zgjasë 9 vite

Artan Behrami, ish-këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka thënë se Dhomat e Specializuara po vazhdojnë të krijojnë vonesa artificiale.

Ai ka thënë se në muajin prill janë intervistuar vetëm 3 dëshmitarë nga 300 të paralajmëruar dhe kjo sipas tij, me këtë dinamikë do të bënte që procesi të zgjasë 9 vite.

“Ata kanë thirrë ‘dëshmitarë’ pa emra dhe pa zë, larg syve të qytetarëve, duke ua ushqyer thashethemen, dezinformatat, mbi të cilat kjo gjykatë është krijuar!”, ka shkruar Behrami.

Ky është postimi i tij:

Dhomat e Specializuara për rishkrimin e historisë së Kosovës po vazhdojnë të krijojnë vonesa artificiale në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së.
Në muajin prill janë intervistuar vetëm 3 dëshmitarë nga mbi 300 sa janë paralajmërur nga Prokuroria.
Me këtë dinamikë, procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së do të zgjasë 9 vjet!
Ata kanë thirrë ‘dëshmitarë’ pa emra dhe pa zë, larg syve të qytetarëve, duke ua ushqyer thashethemen, dezinformatat, mbi të cilat kjo gjykatë është krijuar!
Ata janë të vetëdijshëm që transparenca është armiku më i madh i gënjeshtrave, rrjedhimisht armiku më i madh i kësaj gjykate!
Në mungesë të fakteve, dëshmive ata po investojnë në një proces të pafund dhe jo transparent.

Related posts