970×90
970×90

Ish-këshilltari i Isa Mustafës: PDK mendjehapur, vijat e kuqe të LDK-së një populizëm i Vjosa Osmanit

Ish-këshilltari i Isa Mustafës: PDK mendjehapur, vijat e kuqe të LDK-së një populizëm i Vjosa Osmanit


Analisti Faton Abdullahu ka komentuar çështjen e koalicioneve paszgjedhore, duke përmendur mundësitë e një bashkëpunimi mes Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes.


Abdullahu tha se ka diçka që mund ta hendikepojë LDK-në, nëse vendoset për një koalicion me VV-në, ndërsa theksoi që për këtë do të pyeten nënkryetarët dhe kryesia por jo Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova.

”Ka ekzistuar një tango politike më e hershme mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit që e kam parë goxha interesante parazgjedhore. Ka filluar edhe shumë më herët duke pasur parasysh si ka reaguar Vjosa Osmani ndaj zhvillimeve të ndryshme që ka bërë LDK-ja”.

”Aty ka filluar njëfar telepatie mes Osmanit dhe Kurtit. Duke u bazuar në atë, nëse Vjosa Osmani do të jetë ajo që perime vendos, e unë e shoh Osmanin si një mini-vetëvendosje brenda LDK-së, nëse ajo do të ketë mundësi të vendos do të shkojë në variantin për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar ai.

”Por e shoh këtë pak më ndryshe. LDK do të niset prej një faktori shumë të rëndësishëm se sa ky koalicion LDK-VV do të jenë të hapur, fleksivbilë me partnerët tanë në raport me Serbinë. Kjo mund ta hendikepojë LDK-në”.

”E di që Vjosa Osmani nuk do të jetë kryesorja për të marrë vendime, do të jenë nënkryetari dhe kryesia. Por edhe nëse i fiton shumë do të jetë e dyshimtë për mua të shkojnë në këtë variantë. Konsideroj që do të ishte edhe për Kosovën jo e shëndetshme demokratike edhe në raport me Serbinë, nëse ky koalicion do të jetë funksional në çfarëdo varianti”.

Por në Analizën Zgjedhore, i pyetur nëse PDK e LDK duken të hapur për koalicion si mundësi tjetër bashkëpunimi paszgjedhor veç atij me VV-në, Abdullahu tha se në të ardhmen e afërt do të ketë ndryshime, njofton Klan Kosova.

”Duhet parë edhe këtë nga prizma, pasi kjo Qeveri do të bëhet për të bërë dialog. E shoh si fleksibilitet dhe mendjehapur qasjen e PDK-së që thotë se ”nuk kemi vija të kuqe në raport me Serbinë”.

”Është e pamendshme të thuhet në kohën kur jemi në sikletin më të madh në raport me Serbinë të qesësh vija të kuqe e të thuash se nuk shkojmë me PDK-në”.

”PDK bënë shumë më mirë, pavarësisht çfarë mendimi ka për LDK-në, e di që nuk e ka të mirë, është normale ka rivalitet të madh, por duket që PDK e ka atë konfidencë që t’i thotë LDK-së ”eja me ne se s’prish punë ngase nuk je aq e fortë dhe aq e madhe të më drejtosh”.

”E kam jo të lehtë ta spjegojë pse LDK me kaq insistim e bënë, por më duket megjithatë që kjo çështja e vijave të kuqe, është një populizëm i Vjosa Osmanit”, ka pohuar ai.

Related posts