970×90
970×90

Ish-kandidati për president të Serbisë: Takimi në Ohër do të jetë “futja e deleve në torishte”

Ish-kandidati për president të Serbisë: Takimi në Ohër do të jetë “futja e deleve në torishte”

Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër do të jetë “futja e deleve në torishte”, dhe propozimi i marrëveshjes është i keq sepse Serbia nuk guxon të humbasë “diçka që mund të humbet vetëm një herë”, ka thënë kreu i lëvizjes opozitare serb “Serbia në Qendër” dhe ish kandidati i opozitës serbe në zgjedhjet e kaluara presidenciale, Zdravko Ponosh.

“Ne do të humbasim mundësinë për të mos humbur atë që kemi tani – dhe nuk kemi humbur gjithçka”, ka thënë Ponosh për mediat serbe.

Në pyetjen – a nuk është humbur Kosova me nënshkrimin e marrëveshjes ushtarako-teknike në vitin 1999, ai thotë se “sikur të ishte humbur, nuk do të kishte nevojë për negociata tani”, transmeton Paparaci.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe deklaroi se “ne nuk e humbëm Kosovën me luftë”.

Ponosh ka pretenduar se ai nuk po angazhohet për luftë me Kosovën, por se nuk duhet pranuar që administrativisht ajo nuk është Serbi.

Ai ka vlerësuar se “nëse kjo qeveri nuk e nënshkruan marrëveshjen, ka mundësi që dikush tjetër të negociojë më mirë”.

“Unë kurrë nuk kam thënë se Aleksandar Vuçiq është tradhtar, thjesht mendoj se ai është një njeri jashtëzakonisht i paaftë i cili gjendet në një pozitë jashtëzakonisht të rëndësishëm në një moment historikisht të rëndësishëm”, ka thënë Ponosh.

Mirëpo, siç tha ai, “kjo nuk do të thotë se pajtohet me lëvizjet ultra-nacionaliste “Dveri”, “Zavetnici” dhe “PDS e Re”, sepse ata nuk e shohin Serbinë në BE”.

Ai ka akuzuar presidentin e Serbisë se duke u pajtuar me “propozimin evropian” ka krijuar një platformë që Kosova të njihet nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë.

Related posts