970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ish-guvernatori i BQK’së, sqaron mbylljen e ‘Komercijalna Banka’: E bleu ‘NLB Group’

Ish-guvernatori i BQK’së, sqaron mbylljen e ‘Komercijalna Banka’: E bleu ‘NLB Group’

Ish- guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka sqaruar mbylljen e ‘Komercijalna Banka’, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti ka shkruar se ‘Komercijalna Banka`, në 2022 kishte paralajmëruar mbylljen e degëve në Kosovë.

“Lidhur me zhvillimet e fundit rreth pushimit të aktiviteteve bankare të Komercijalna Banka`, më duhet të sqaroj rreth procesit. ‘NLB Banka Beograd” dhe “Komercijalna banka Beograd janë bërë bashkë më 22 maj 2022. Rreth degëve Komercijalna Banka`, që kanë qenë në Kosovë, sa isha guvernator i BQK-së, e kam përcjellë procesin nga afër së bashku me investitorët sllovenë, partnerët dhe miqtë”, ka shkruar Mehemti.

Tutje Mehemti, ka dhënë sqarime se investitori “NLB Group”, kishte paralajmëruar se do të mbyllte filialet e kësaj banke në Kosovë, për shkak se i njëjti ka në pronësi bankën “NLB Prishtina”.

“Unë në takimet që i kam pasur në përfaqësues të NLB Group kam shprehur gatishmërinë të japim kontributin tonë. Një gjë dua të sqaroj se në takimet që kemi pasur me sllovenët, BQK u ka sugjeruar që të blejnë në tërësi aksionet. Ata janë pajtuar që likuidimi i ‘Komercijalna Bankës’ të bëhet në mënyrë vullnetare gjë që ndodhi këto ditë”, ka deklaruar Ish- guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti.

Related posts