
Ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha, ka shprehur respektin e tij për skuadrën e Ballkanit dhe trajnerin e tyre, Ismet Munishin, transmeton Gazeta Metro.
Ballkani po vazhdon me formën e mirë edhe në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës, duke regjistruar tri fitore dhe një barazim nga katër ndeshje të zhvilluara.
Skuadra nga Suhareka prin në tabelë me 44 pikë dhe përveç titullit janë në garë edhe për trofeun e Kupës.
Falë ecurisë së mirë nga skuadra e Ballkanit me në krye me trajnerin e tyre, Ismet Munishi, së fundmi edhe ish futbollisti i Shqipërisë, Alban Meha, ka bërë një postim dedikuar atyre.
“Respekt per Ismet Munishi dhe Fc Ballkani” – ka shkruar Meha në ‘Facebook’, teksa ka publikuar renditjen tabelare nga Superliga e Kosovës, aty ku prin Ballkani.