
Ish-deputetja e LDK’së, Mevlyde Saraçi, do të mbajë konferencë për media sot në orën 17:30 në Prishtinë tek New Born, për të sqaruar deklaratat që deputetja e PDK’së, Flora Brovina, i bëri sot para gazetarëve, duke thënë se fotografinë që e ka prezantuar dje në Kuvend ia kishte dhënë në vitin 2003 në zarf vetë Saraçi, atë kohë në cilësinë e nënkryetares së Komisionit për të Zhdukur.
“Në ora 17 e 30 Konference për shtyp tek New Born! Faleminderit!”, ka thënë ajo.
Ndërkohë në një deklaratë për T7, Saraçi ka thënë se kurr nuk e ka parë atë fotografi për të cilën flet Flora Brovina.
“Kurr atë fotografi se kam pa. Jam marrë me të drejtat e njeriut. Në përgjithësi, jo me gratë e dhunuara në luftë. Më erdhi befasi kjo pyetje. Vetë Flora ka qenë kryetare e Komisionit për të Zhdukur, unë anëtare. Se di për çfarë zarfi ka folë “ ka thënë ajo në një bisedë për T7.
Brovina ka thënë se në këtë mes është i involvuar edhe një person tjetër, që i ka thënë se mund ta përdor fotografinë, por që nuk ia kujton emrin, dhe thotë se ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut