Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, sërish do të jetë pjesë e listës zgjedhore për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Ferati në një bisedë për Gazetën Projekti.
“Do të kandidoj për deputet të Kosovës. Na priftë e mbara” tha Ferati.
Tutje, ish-deputeti, pranoj se ka ambicie për të kandiduar për kryetar të Komunës së Istogut.
Kujtojmë se Ilir Ferati është i biri i të ndjerit Fadil Ferati ish kryetar i Komunës së Istogut./GAZETA PROJEKTI/