Ish deputeti i Partisë Demokratike, Nezir Çoçaj ka njoftuar se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se nuk do të jetë më as votues i thjeshtë i kësaj partie.
Nuk dihen arsyet e largimit të tij nga ky subjekt.
Nezir Çoçaj ka lënë mandatin e deputetit në vitin 2018. Aso kohe, ai ka bërë të ditur se arsyet e largimit janë personale, përkatësisht me çështje profesionale.