970×90
970×90
970×90
970×90

Isa Mustafa: Vjosa Osmani nuk bënë të bëhet presidente

Isa Mustafa: Vjosa Osmani nuk bënë të bëhet presidente

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar adresimin e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, lidhur me vendimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me moscertifikimin e disa partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

 

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  Mustafa ka thënë se Vjosa Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në Presidencë, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se me video-adresimin e saj të sotëm, Osmani petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në Vetëvendosje.

Osmani përmes një video adresimi në Facebook të shtunën ka thënë se nëse ndodh që edhe njëherë qytetarët dhe partitë të ballafaqohen sërish me atë që ndodhi në mbledhjen e së premtes të KQZ-së, ku disa parti nuk u certifikuan, do të detyrohet të marrë të gjitha masat sipas përgjegjësive që ka.

“Në rast se ballafaqohemi me situtata të tilla si ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ si një institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake, do të detyrohem të marr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe procesit zjedhor siç e parasheh ligji për zgjedhjet dhe Kushtetuta.”, tha ajo.

Ajo ka kritikuar kryetaren Daka, se nuk është e thirrur të shtyjë përpara agjenda partiake dhe të ngre kurthe për partitë tjera.

Sipas saj, ajo çka nodhi dje në mbledhjen e KQZ-së ka qenë e paprecedentë, e pahijshme dhe e patolerueshme.

Në mbledhjen e djeshme, KQZ nuk certifikoi listat e disa partive politike, duke u bazuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk lejon kandidimin e personave që janë të dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit.

Nga ky vendim pëson edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, pasi që i njëjti është i dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se Vjosa Osmani me iniciativën e saj qytetare garon në një listë të përbashkët zgjedhore me VV-në për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 14 shkurt.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Adresimi i sontëm i znj Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.

Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.

Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV.

Eshte e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.

Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.

Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë. IM

Related posts