970×90
970×90
970×90
970×90

Isa Mustafa po e mposhtë virusin

Isa Mustafa po e mposhtë virusin

Shëndeti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është përmirësuar dukshëm ditëve të fundit.

Mustafa pak ditë më parë kishte konfirmuar se ishte prekur nga koronavirusi.

Burime të Klan Kosovës brenda Lidhjes Demokratike theksojnë se Mustafa është në gjendje të mirë shëndetësore, me tendenca përmirësimi.

Mustafa po sipas këtyre burimeve është në shtëpi dhe jo në Klinikën Infektive, siç ishte raportuar më herët nëpër mediat kosovare.

Klani mëson se ai është në gjendje për t`u kujdesur për veten duke marrë terapi të rregullt,  rekomanduar nga mjekët, të cilët edhe kishin konstatuar se ishte prekur nga Covid 19.

Vetë Mustafa më 10 korrik ishte kujdesur të njoftojë opinionin publik se ishte infektuar nga virusi korona, kur kishte deklaruar se ishte izoluar.

“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”kishte shkruar kryetari i LDK-së në rrjetin social Facebook.

Shërim të shpejtë Mustafës i kishte uruar gjithë lidershipi kosovarë.

Jo shumë kohë më parë Mustafa ishte prekur nga një sëmundje e rrallë e quajtur “Sindromi Gulian Barren”.

Ky virus kishte prekur ndjeshëm gjymtyrët e tij, ndërsa Mustafën e kishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Gjermani.

Megjithatë, lideri i LDK-së pas një periudhe të shërimit klinik dhe rikuperimit fizik, ishte ngritur në këmbë dhe kishte arritur ta mposhtë sëmundjen, duke u rikonfirmuar si kryetar i LDK-së në zgjedhjet e fundit brenda partisë, njofton Klan Kosova.

Related posts