970×90
970×90

Isa Mustafa: Kadri Veseli po i bënë vetes reklamë, LDK nuk i beson

Isa Mustafa: Kadri Veseli po i bënë vetes reklamë, LDK nuk i beson

Pas mbledhjes së kryesisë, Mustafa ka treguar se kryetemë ka qenë cështja e dialogut të Kosovës dhe Serbisë.

“Si LDK angazhohemi që dialogu në asnjë mënyrë nuk duhet ta bie në pikëpytje shtetesinë e Kosovës”, ka thënë kryetari i LDK’së, transmeton Gazeta Express.

Mustafa thotë se nuk mund të kenë pajtueshmëri me ata që nuk heqin dorë nga karriget, ndërsa, sc shprehet kreu i LDK’së, fajësojnë opozitën si pengesë për krijimin e një konsensusi nacional.

“Nuk mund të ketë pajtueshmëri përderisa dikush nuk dëshiron ta lëshojë karrigën e pastaj e akuzon opozitën”.

Mustafa ka komentuar një videoincizim përmes së cilës Kadri Veseli u ka bërë thirrje të gjithë subjekteve për unitet.

“Nuk kemi biseduar me kryetarin e kuvendit, por ai po i bën vetës reklama. Ato video i konsiderojmë reklame”, ka thënë Mustafa.

Lideri opozitar ka komentuar edhe takimin që ka pasur me zëvendësndihmës sekretarin amerikan, Mattheë Palmer, me të cilin është takuar vetë Mustafa, ndërsa sic raportoi Express, zyrtari amerikan ka pasur takim të përbashkët me gjithë kryetarët e partive.

“Z. Palmer ka kërku që ne të gjithë ta japim kontributin tonë. Vlerësoj se kontributi jonë zë vend nëse ne së pari bashkarisht të vendoset besimi. LDK s’i bisedon as presidentit, as PDK’së”, ka thënë Mustafa.

“Ne nuk bëhemi pjesë e instrumentëve që nuk janë korrekte”, ka përfunduar ai.

Related posts