
Ndaj këtij reagimi ka folur Lekaj, duke thënë se Mustafa nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK’së, nëse janë për apo kundër por më shumë është “shpatë me dy teha”.
Kurse, tani përsëri ka reaguar i pari i LDK’së, duke e sulmuar Lekajn. Mustafa përmes një statusi në Facebook ka thënë se Lekajt akoma po i duket vetja se është duke gjuajtur me vezë në sallën e Parlamentit.
“Pali, sot Ministër i Infrastrukturës, akoma po i duket vetja se është duke gjuajtur me vezë në sallën e Parlamentit. Kur bëhesh ministër, se ke gjuajtur me vezë, edhe pyetjet që i shtron i ke si vezët. Problemi nuk qëndron se çfarë mendoj unë për vendimin e qeverisë tënde, por çfarë mendon ti për atë vendim!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
E Lekaj më herët ka thënë se Qëndrimi i Isa Mustafës, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë PËR apo KUNDËR, por më shumë është “shpatë me dy teha”, edhe i mirë edhe i dhembshëm.