
Kanye West dhe e dashura e tij e re, supermodelja Irina Shayk mbërritën në New Jersey së bashku dje pasdite, pas një udhëtimi romantik në Francë, ku u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit, pak ditë pasi filloi të përflitej se kishin nisur një lidhje.
West, 44 vjeç dhe Shayk, 35 vjeç, zbritën nga një avion privat në Teterboro, por nuk u larguan së bashku nga aeroporti, njoftoi një burim për Page Six.
West mbante një bluzë të gjerë me kapuç, duke u përpjekur ta fshihte fytyrën e tij nga paparacët.
Ndërsa Shayk ishte veshur me kostum të bardhë sportiv dhe mbante një maskë të zezë dhe një çantë të vogël Burberry.
Reperi dhe modelja u panë së bashku në Provence këtë javë, me sa duket duke festuar ditëlindjen e 44-të të West, më 8 qershor. Në shkurt Kanye dhe Kim Kardashian bënë kërkesën për divorc, pas 7 viteve martese. Ata kanë bashkë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ndërsa Shayk ka një vajzë 4-vjeçare, Lea, me ish-partnerin, aktorin Bradley Cooper.