Edhepse është rival i iPhone, Samsung gjithashtu qëndron përkrah Apple dhe iPhone, falë përdorimit që Apple u bën ekraneve të Samsung Display.
Kjo e fundit për shumë vite ka shërbyer si furnizues i ekraneve të iPhone, telefonit të famshëm që mbështetet në iOS të prodhuesit të saj, gjigantit Apple.
Që do të thotë se kompania nga Korea e Jugut tani do të humb një të katërtën e porosisë për ekranet e reja të iPhone, dhe këto anulime të përdorimit të ekraneve nga ana e Apple do ta dëmtojë seriozisht kompaninë Samsung.
Sipas Forbes, LG Display do të furnizojë kompaninë Apple me 20 milionë panele të ekraneve OLED për serinë e iPhone 12 këtë vit. Samsung Display do të prodhojë afërsisht 55 milionë njësi dhe LG Display do të prodhojë afërsisht 20 milionë njësi nga afro 75 milionë panele OLED në modelet e reja të iPhone 12.
“Në të katër llojet e serive të iPhone 12, LG Display prodhon panelet e ekraneve për iPhone 12 Max me 6.1 inç. Pjesët e mbetura të iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro bashkë edhe me ato të iPhone 12 Pro Max do të prodhohen nga Samsung Display.”
Gjasat janë që porositë më të vogla të Apple për ekranet e iPhone që ia bëri kompanisë LG vitin e kaluar ishin një provë për të vlerësuar aftësitë e prodhuesit.
Se si krahasohen ekranet e LG me ekranet Samsung, pa dyshim do të bëhet një pikë diskutimi kur modelet e reja të iPhone 12 të lëshohen më vonë këtë vit.