Krist Nikolla, një emër i njohur në industrinë e patundshmërive në Zvicër, ka zgjeruar ndikimin e tij përtej kufijve, duke arritur sukses të jashtëzakonshëm edhe në Kroaci. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, Nikolla ka ndërtuar një reputacion të fortë si një biznesmen i përkushtuar dhe një filantrop i zellshëm. Shkruan “Gazeta Projekti”
z. Nikolla e filloi karrierën e tij në industrinë e patundshmërive në Zvicër, ku u përball me një treg të ashpër dhe shumë konkurrues. Në një intervistë të fundit, ai ndau përvojën e tij për fillimet e vështira dhe sfidat që hasi në ndërtimin e besimit dhe reputacionit në një treg kompleks si ai i Zvicrës. Ai vuri theksin te rëndësia e përkushtimit dhe integritetit në arritjen e suksesit afatgjatë.
Me kalimin e viteve, përkushtimi i tij për të ofruar shërbime të klasit të parë dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët, e ndihmoi Nikollën të konsolidojë pozicionin e tij si një nga liderët kryesorë në sektorin e patundshmërive në Zvicër.
Duke shfrytëzuar përvojën e tij të pasur dhe njohuritë e fituara në Zvicër, Krist Nikolla vendosi të zgjerojë aktivitetet e tij në Kroaci, një vend me potencial të jashtëzakonshëm në fushën e patundshmërive. Nikolla zbuloi se Kroacia, me peizazhin e saj mahnitës dhe vendndodhjen strategjike, ofronte mundësi të shumta për investime, veçanërisht në zonat turistike përgjatë bregdetit të Adriatikut. Të gjitha këto përvoja ai i shpalosë ekskulizivisht për portalin online “Gazeta Projekti”.
“Gazeta Projekti”: Z.Nikolla, e nisim këtë intervistë me një pyetje për t’ju njohur pak më shumë. A mund të na tregoni si nisi gjithçka në fushën tuaj profesionale për të arritur në këtë nivel suksesi që jeni sot në fushën imobiliare?
Nikolla: Ne filluam te merrem me patundshmëri në vitin 2001. Unë personalisht vija nga kjo fushë e patundshmërisë si ndërtimtar, ashtu që tërë kohën time e kam kaluar në ndërtim e renovim të objekteve si ato te inxhinierisë se ulët dhe asaj të lartë. Me kalimin e kohës puna ime ne këtë sektor më bëri të jem më i fuqishëm dhe më ofroj mundësi të kem më shumë njohuri e te futem edhe në blerjen e patundshmërive të ndryshme në Zvicër, gjerësisht në kantonin e Bazelit, Bazelandit dhe Aarau, tani jemi kyç edhe në Bregdetin e Kroacisë gjegjësisht në Istër, qytetin e Rovinjit edhe atje jemi në përgatitje të fillojnë me ndërtimin e objekteve për turizëm.
“Gazeta Projekti” : A mendoni se të qenit shqiptar ka ndikuar në qasjen tuaj ndaj biznesit të pronave të paluajtshme në Zvicër? Nëse po, si
Nikolla: Pak me humor po e lidhi këtë përgjigjeje “Përpara tek ne në Kosovë për shumë gjëra u kapeshin familjet nëpër, a a djali i filanit Babanë që e ka pas etj…etjj … Shkurt këtu s`më ka pyet askush se kënd e kam pas Baba apo edhe nga vij”. Puna e ime shumëvjeçare profesional dhe me përgjegjësi të plotë ndaj secilës punë që e kam mbaruar kam arrit të vij deri në këtë pik ku jem tani.
“Gazeta Projekti”: Cilët janë disa nga faktorët kryesorë që kanë kontribuar në suksesin e projekteve tuaja në fushën ku lëvroni?
Nikolla: Unë mendoj kështu ku po i ceki disa faktorë kryesorë; që në biznes të jesh i suksesshëm duhet te jeshë me ni fjalë strateg dhe po ashtu ndodhi, por puna shumë vjeçare, disiplina, korrektësia, gjindshmëria, e marrja e vendimeve ne vend e kohë të caktuar janë disa nga elementet të cilat çojn drejt suksesit, po ashtu duke ju falënderuar ekipit tim punues të firmës në veqanti vëllezëreve pastaj me e vlefshmja është familja duke filluar nga bashkëshortja e tani dy fëmijët e mijë që vetëm janë duke punuar e studiuar ne fushën e patundshmërisë.
“Gazeta Projekti”: Çfarë ju frymëzoi për t’u përfshirë në filantropi dhe si i integroni iniciativat filantropike në praktikat tuaja të biznesit?
Nikolla: Së pari fjala filantrop është fjalë e madhe dhe po që përdoret dikund dhe je perfshirë në atë fjalë duhet të jesh krenar dhe i lumter që je pjesë e atij projekti se, ato inciativa apo projekte janë gjithnjë më të mirat që i parashohin për planetin ku jetojmë.
Gazeta Projekti: Si e balanconi suksesin tuaj profesional me angazhimin tuaj për kauza filantropike?
Nikolla: Shikoni, si çdo biznes në çdo fushë që zhvillohet lërë mbrapa shenjat si ato pozitive dhe ato negativet, e ato pozitive ne gjithmonë i marrim dhe i përpunojmë i investojmë ku arrimë ti zhvillojmë këtë shoqëri apo ambient. Ndërsat ato negative duhet ti kyçem ne projekte te ndryshme filantropike dhe t`ja kthejmë mbrapa këtij planeti e shoqërie.
“Gazeta Projekti”: A mund të ndani me ne një moment të spikatur nga pjesëmarrja juaj në spektaklin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” dhe çfarë do të thotë për ju marrja e trofeut?
Nikolla: -NDËGJONI EDHE ME VËMENDJE TË MADHE SE; UNË QYSH NGA FTESA NE KËTË SPEKTAKËL JAM FITUES. TË JESH PJESMARRËS KU VETËM EMERI I NËNËS TEREZE DËGJOHET, TI DUHESH TË MBURRESH DHE TË JESH KRENAR, SE FIGURA, PERSONALITETI I SAJ I TREGOJ BOTËS SE KUSH JANË SHQIPTARËT.
MË SHUMË NUK KAM KOMPETENC TE FLAS.
“Gazeta Projekti”: Në çfarë mënyre e shihni se pasuritë e paluajtshme luajnë një rol në formësimin e komuniteteve dhe kontribuojnë për shoqërinë në tërësi?
Nikolla: ( Qeshet ), HaaHAA pak po e marr edhe këtë pyetje si fillim me Humor; “Te ne thonin se Ujku nuk ka shtëpi”, por edhe ai duhet të futet sikur shumë tjera në ndonjë vend që të mbrohet; ose nga dielli ose shiu etj. Po e lidhi këtë se roli i Patundshmërive është shumë me mund të them se faktori i dytë pas ushqimit për mbijetesë.. se ju ofron mundësi popullatës ta kenë vendin e pushimit, strehimit, punësimit, pastrimit, mbrojtjes, etj, prandaj kjo lami është pjesë e zhvillimit civilizimit.
“Gazeta Projekti”: Duke parë përpara, cilat janë synimet dhe aspiratat tuaja në të ardhmen për Real Estate, si në Zvicër ashtu edhe më gjerë?
Nikolla: Ne personalisht e shohim se; Planeti me popullatë gjithnjë e me shumë po rritet dhe jetëgjatësia e njerëzimit po ashtu po zgjatët ashtu që sikur këtu në Zvicër por edhe me gjerë ne Planet do të ketë nevojë sa me tepër për objekte te ndryshme, prandaj ky trend do te vazhdoj, por normale se ne vendet e zhvilluara do te jen kërkesat me te mëdha.
Ne gjithnjë e përcjellim indeksin e patundshmërive dhe natyrisht se jemi ne rrjedha e shpresojmë të vazhdojmë edhe në gjeneratat tjera dhe te zgjerohemi edhe në Shtet tjera, e siç e ceka me herët se, se, ku tani vetëm ne qytetin piktoresk Rovinj të Kroacisë jem ne planifikim të objektit për ndërtim.