
Kemi ndëgjuar për histori suksesi të ndryshme biznesi të cilat janë ngritur nga shqiptarë nëpër botë, por të ndëgjojmë për suksesin e të rinjëve shqiptarë të cilët kanë ngritur biznese të suksesshme atëherë është një gjë e jashtzakonshme.
E tillë është historia e Përparim Hajzerit një shqiptari 23 vjeçar i cili me vizionin dhe strategjinë e tij ka arritur të jetë i suksesshëm në komunitetin gjerman ku jeton. Ai, këtë sukses ka vendosur ta tregoj për opinionin shqiptarë përmes një interviste ekskluzive për portalin online “GazetaProjekti”.
GazetaProjekti: Na thuani se kush jeni, në cilin qytet operoni dhe me cfarë biznesi konkretisht mirreni?
Përparim Hajzeri: Unë jam i lindur dhe i rritur në Itali por tani jetoj dhe veproj në Gjermani, ku bashkë me partnerët tonë të biznesit operojmë në rrethinën e Düseldorfit, Kölnit dhe Bonit. Aty, ne mirremi me biznesin e patundshmërive ku mundohemi të ofrojmë zgjidhje të mira dhe afatgjate për klientët tonë, pra, kjo tregëti është esenciale për ne ku objektet e vjetrat i marim i renovojmë me metodat më të mira të arkitekurës moderne dhe i shesim për ata të cilët janë të interesuar.
GazetaProjekti:Si i keni nisur karrierën tuaj dhe cilat kanë qenë sfidat kryesore gjatë filimit?
Përparim Hajzeri: Karriera ka nis shumë herët ku kontaktin e parë me punë e kam pasur në moshën 11 vjeçare duke punuar në kopshtë ku kam asistuar një grua gjermane, pastaj kam filluar punën e tregëtisë në moshën 13 vjeçare duke blerë 15 telefona dhe duke i shitur me çmime të ndryshme. Pastaj, me duhet ta cek se motivi kryesor për të vazhduar me punën ka qenë babai im i cili më shtyu qe po në të njejten moshë të filloi me punë në gastronomi gjatë pushimeve të shkollës dhe nga ajo kohë duke punuar dhe duke u shkolluar.
Pas preiudhës së pavarësisë të gjithë ndërtonin shtëpi dhe babai im vendosi ta blej një banesë në Prishtinë, dhe nga aty u inspiruam pak a shumë”. Dhe kështu unë në moshën 17 vjeçare u largova nga shkolla e hotelerisë për të vazhduar në akademinë e patundshmërisë në Hannover të Gjermanisë ku me sukses u pranova. Aty fillimi ka qenë një sfidë sepse kur shkova nga qyteti i Italisë ku kam jetuar dhe banuar ka qenë një vend me 5000 banorë dhe Hannover një qytet i madh ku dallimi ka qenë shumë i lartë sepse nuk jemi mësuar me diqka të tillë, aty u vendosëm në një banesë shumë të vogël, pushimet i kam kaluar në Itali ku kam punuar dhe jam kthyer prapë për të studiuar.
Pastaj në fund të 2018 kam ardh në Düseldorf ku kam punuar për një kompani që kam realizuar 150blerje dhe i kam shit 150 ku kam punuar 3 vjet, pastaj në 2021 kam hapë biznesin tim së bashku me partnerin time. Vlenë të theksohet se une kam ble banesen time private me 21 vjet e sot pronë time kam permbi 10 objekte në Gjermani.
GazetaProjekti: Shumica e kolegëve janë më të vjetër në biznesin që ju e drejtoni. Atëherë na thuani, se në çfarë e bazoni suksesin ne këtë moshë kaq tê re dhe a ka qen idea nga fillimi të punoni në këtë fushë?
Përparim Hajzeri: Po e vërtetë shumica e kolegêve janë më të vjetër por siq e dini në ekonomi pyetet rezultati dhe dija, unë deri tani nuk kam pasë probleme dhe ka pas rast të punoi me persona të moshës deri 60 vjet, por ajo çfarë e bjen punën është suksesi dhe përkushtimi. Unë fillimisht punën e bazoi tek vullneti dhe mundohem të jem sa më i përkushtuar.
Sa i përket suksesit unë gjithmonë kujdesem për të gjitha fushat, aq sa ka rëndesi suksesi në biznes për mua ka rendësi edhe suksesi në familje suksesi në shëndet e kështu me radhë. Por, ajo çfarë ka rendësi në këtë pjesë është guximi se ai i fut gjërat në lëvizje. Thashë edhe më herët unë fillimin e kam pasë në fushën e hotelerisë ku kam një pasion të madh edhe pët atë fushë, pastaj ka ardhë kjo e patundshmërisë.
GazetaProjekti: Në punën tuaj që ju e ofroni, bashkëpunoni edhe me komunitetin shqiptarë, pasi shumë nga ata janë të fokusur në biznese, jeni të hapur për bashkëpunim?
Përparim Hajzeri: Bashkëpunimi me shqiptarët ka qenë primar për mua, psh ne kemi bashkëpunime dhe partnerë në kompanitë tona, banke edhe shumë segmente tjera.
Ju tregoj një rast i cili ka ndodh në punë gjatë këtyre ditëve. E kisha një banesë për shitje ku palë kishim një shqiptar dhe një rus edhe rusi ofronte si blerës 100% të pagesës “kesh” por unë nuk e shikova atë pjesë dhe banesen e bleu shqiptari, dhe rusin e anulova pra shqiptari e bleu banesën me 10% zvrotje më pak.
Kjo tregon se unë kam dëshirë të madhe të merrem me shqiptarë, po ashtu për të gjithë personat të cilët e kanë pasion patundshmërinë që jetojn në rrethinën e Düseldorfit, Kölnit dhe Bonit jemi në kërkim të agjendave prandaj ata që janë të interesuar të lajmërohen në zyret tona.
GazetaProjekti. Duke u bazuar në përvojen tuaj a mund të na thuani disa keshilla për të rinjtë shqiptarë që duhet të jenë të suksesshëm në karrierë, cilat hapa duhet ti ndjekin?
Përparim Hajzeri: Për të gjithë ata që dëshirojnë të merren me biznes e kam këshillë nga biznismen me përvoj se duhet ta mbash fjalën, kjo është këshilla e parë. Ku celsi i suksesit është me e mbajt fjalën.
Këshilla e dytë është të merreni me diciplinë, që nënkupton vullneti me bo një punë në maksimum pamvarësisht se si e ki gjendjen emocionale. Një biznismen i suksesshëm më ka thënë se une nuk punësoi njerzë që duhet me i motivu sepse ata nuk punojnë gjithmonë por në punë duhen njerzë të diciplinunë.
Edhe këshilla e tretë është të keni vizione të mëdha me plane./Gazeta Projekti /