Menagjmenti i kampionit të Kosovës në futboll, FC Ballkani, ka njoftuar se ekziston një interesim i madh për ndeshjen, Ballkani – Dinamo e Zagrepit, ku si rezultat ulëset e pjesës lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”, janë rezervuar të gjitha.Shkruan Gazeta Projekti.
Lajmi i Plotë:
Tifozë të dashur,
Ndeshja e madhe ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit, po afron.
Jemi të nderuar për interesimin e jashtëzakonshëm që e keni treguar edhe kësaj radhe, duke i qëndruar besnik kampionit të Kosovës.
Si shkak i kësaj, ulëset e pjesës lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”, janë rezervuar të gjitha.
Përmes linkut të mëposhtëm, mund t’i siguroni biletat tuaja edhe pak në pjesët tjera, Veri, Jug, Perendim si dhe ato VIP.
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Na priftë e mbara 🧡🖤
#fcballkani
#uecl