
Një ngjarje e pazakontë boksi po vjen drejt nesh, ku kampioni botëror Robin Krasniqi do të boksojë në stadiumin e madh të Pashtinës, ai ka fituar shumë kampionate dhe ka treguar supremacinë e tij në ring nëpër arena ndërkombëtare, por tani ai do të paraqitet përballë një publiku të entuziazmuar për të parë një përballje të jashtëzakonshme në vendin tonë. Shkruan Gazeta Projekti.
Si duket, gjithë Kosova po flet për meqin e 5 Gushtit, Stadiumi ka kapacitet të madh, por pritet që biletat të shiten shumë shpejt, pasi kjo nuk është një mundësi që ju ofrohet shpesh. Të gjithë adhuruesit e sportit, sidomos të boksit, janë të ftuar të krijojnë një atmosferë euforike dhe të japin përkrahjen e tyre atletit të tyre të preferuar. E kur jemi të biletat, tani ka një interesim të madh ku sipas organizatorëve vetëm kompani të ndryshme kanë pronotuar mbi 200 bileta, shkruan Gazeta Projekti.
Kampioni ynë botëror i cili
ka lindur në Junik, është një figurë e njohur botërisht, i cili ka arritur shumë në karrierën e tij të shkëlqyer. Ai është i njohur për stilin e tij unik dhe fuqinë e tij të mahnitshme. Përballë tij do të jetë një kundërshtar i fortë, një pretendues i rreptë për titullin botëror. Kjo ndeshje paralajmëron një përballje të ashpër dhe emocionuese, ku dy kampionë do të ndeshen për t’u shpallur fitues. Shkruan Gazeta Projekti.
Përveç përballjes kryesore, organizatorët kanë përgatitur një program të pasur me shfaqje të ndryshme për t’u argëtuar gjatë ndërmjetës. Performancat artistike, muzika dhe momente të veçanta do të mbushin atmosferën me emocione të pafund.
Marrëdhënia e kampionit Robin Krasniqi me tifozët është e jashtëzakonshme dhe ai ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj mbështetjes së tyre duke shkuar në çdo qytet të Kosovë me karavanin e tij. Ky eveniment do të jetë një shans i rrallë për të kaluar një natë emocionuese boksi dhe për të shijuar një përvojë që nuk do të harrohet lehtësisht.
Nëse jeni tifoz i sportit, posaçërisht i boksit, kjo është një ngjarje që nuk duhet të humbet. Stadiumi do të ketë një atmosferë të pazakontë, dhe ndërkohë që tensioni rritet në ring, emocioni dhe adhurimi i të pranishmëve do të jenë gjithashtu në kulmin e tyre. Gjithçka është gati për të festuar këtë ngjarje të rrallë sportive, ku jeta dhe suksesi i një kampioni botëror do të jenë në krye të interesit. Për të gjithë ata që dëshirojn të jenë prezent në një natë të paharruar boksi, biletat e tyre mund ti marrin në www.rave-travel.com