
Përkrahja ndaj Ukrainës, tanimë nuk është vetëm morale dhe monetare. Mijëra të huaj, thonë autoritetet ukrainase, kanë kërkuar që t’i bashkohen në luftë, transmeton Gazeta Express.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se do të krijohet një njësit i ri ushtarak me të huajt, të cilët kanë shprehur vullnetin që t’i ndihmojnë Ukrainës në luftën kundër Rusisë.
“Ne tashmë kemi mijëra aplikacione të shtetasve të huaj, të cilët duan t’i bashkohen rezistencës kundër okupatorëve rus dhe duan ta mbrojnë botën nga regjimi i Putinit”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Twitter.
Ukraina ka marrë ndihma të mëdha së fundmi nga Perëndimi për ushtrinë e saj, që po përballet me trupat rusë, të cilët kanë hyrë në territorin ukrainas nga tri anët dhe po luftojnë aty që nga 24 shkurti.