
Ministria britanike e Mbrojtjes publikoi raportin e fundit të inteligjencës së saj ushtarake për situatën në Ukrainë.
Aty thuhet se rusët po përforcojnë forcat e tyre në rajonin e pushtuar Kherson, në perëndim të lumit Dnieper, me rezervistë të mobilizuar, por theksohet se bëhet fjalë për një numër shumë të vogël ushtarësh.
Në gjashtë javët e fundit, forcat tokësore ruse janë zhvendosur në pozicione mbrojtëse në vijën e frontit, që ndoshta është rezultat i një “mungese drastike të fuqisë punëtore” dhe “stërvitjes së dobët”, sipas inteligjencës britanike.
“Edhe nëse Rusia arrin të konsolidojë linjat e saja afatgjata të mbrojtjes në Ukrainë, ajo do të mbetet e pambrojtur”, thuhet në raport.