
Intelektual, patriot dhe menaxher i devotshem ku puna e tij si drejtor i përgjithëshem kishte marr hovë në të gjitha anët e Kosovës. Për Riza Alaj flisnin të gjithë kohë pas kohe për aftësitë dhe suksesin e tij menaxherialë, por kush ishte ai Gazeta Projekti i’u sjell një biografi të marr nga Fjalori Enciklopedik i Kosovës.
Mësimdhënës, deputet, drejtor në Radiotelevizionin e Kosovës.
Riza Alaj lindi më 14 dhjetor të vitit 1936 në fshatin Drenoc të Vokshit.
Shkollën fillore e kreu në Deçan,shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e përfundoi në Prishtinë në 1956.
Punoi si mësues në shkollën e fshatit Serbicë të Prizrenit, vazhdoi mësues në Stantërg të Mitrovicës dhe në Deçan. Fakultetin Filozofik, degën e Albnologjisë, e kreu në Universitetin e Beogradit në vitin 1962.
Gjatë vitit 1966-1967 punoi në shkollën Normale të Prizrenit si mësimdhënës, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe njëkohësisht drejtor i kësaj shkolle të cilën e drejtoi deri në vitin 1971.
Ndihmoi e investoi shumë për rritjen e mësimdhënësve të gjuhës shipe meqënëse shumë lëndë mësmore mbaheshin nga mësimdhënsit serbë e malazezë.
Në vitet 1969-74 ishte sekretar i BVI-së në cilësinë e udhëheqësit të arsimit, duke ndihmuar zhvillimin për ngritjen e objkteve të reja anembanë Kosovës me shkolla të nivele të ndryshme.
Në vitin 1975 Riza Alaj emrohet drejtor në Televizionin e Prishtinës, ndërsa pas dy viteve emërohet në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit.
Në vitin 1982 zgjidhet deputet i Kosovës në Kuvendin Federativ të ish-Jugosllavisë ku ishte edhe shef i Grupit Parlamentar të deputetëve nga Kosova.
Ndërroi jetë me 17 dhjetor 2008 në Prishtinë.