970×90
970×90
970×90
970×90

Injohoret Veseli, ja çfarë thotë këshilltari i Ramush Haradinajt

Injohoret Veseli, ja çfarë thotë këshilltari i Ramush Haradinajt

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Erolld Belegu, i është përgjigjur ftesës së Kadri Veselit ndaj liderëve të tjerë të vendit për ta nënshkruar dokumentin prej dhjetë pikave për luftimin e korrupsionit. Dokumenti i emëruar si Pakti Kundër Korrupsionit, i cili u propozua nga kreu i PDK-së është refuzuar edhe nga dy parti tjera, LDK-ja dhe PSD-ja. E për këshilltarin e Haradinajt kjo sa është qesharake ashtu edhe e dhimbshme.

“Kadri Veseli thërret për luftë kundër korrupsionit. Qesharake apo e dhimbshme? Apo të dyjat?”, shkroi Belegu.

Ai këtë e ka shpjeguar me një fabulë mjaft interesante ku dy personazhe kryesore janë bretkosa dhe akrepi. E në këtë rast, ai bretkosën e ka krahasuar me popullin ndërsa lë të kuptojë se Kadri Veseli është akrepi. Nga kjo përrallë ai thotë se beson se populli nuk do të tregohet naiv.

“Kësaj situate më së miri i rri fabula me akrepin e bretkosën:

E lut akrepi bretkosën ta bartë për ta kaluar lumin. Bretkosa ngurron, duke u frikësuar nga kafshimi i akrepit, por akrepi arsyetohet që nëse do ta kafshonte, të dy do të mbyteshin. Bretkosës i duket ky argument i arsyeshëm dhe pajtohet ta bartë akrepin. Akrepi i hip bretkosës në shpinë, e cila e bartë atë duke notuar. Mirëpo, kah mesi i lumit, akrepi e kafshon bretkosën, duke i dënuar të dy me vdekje. Duke dhënë shpirt, bretkosa e pyet akrepin pse e kafshoi, kurse akrepi ia kthen: “nuk mund t’i rezistojë, është në natyrën time.” shkroi ai në rrjetin social Facebook.

Tutje Belegu shtoi se “populli e di shumë mirë që ujku qimen e ndërron, po zanatin jo, sado që tenton ta bindë që ka ndryshuar”.

Sot gjatë ditës, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për media ka prezantuar paktin prej 10 pikave që, sipas tij, do të jetë një hap konkret për luftimin e korrupsionit.

Veseli në konferencë tha se u bën thirrje të gjithë liderëve të partive politike që ta nënshkruajnë një pakt të tillë.

Këto propozime nga Veseli po u duken qesharake edhe zyrtarëve të partisë së Isa Mustafës, pra LDK-së. Sekretari i këtij subjekti politik, Ismet Beqiri, ka deklaruar për Express se ky propozim i PDK-së është pjesë e një fushate qesharake dhe të pakripë.

“Së pari duhet ta dimë se Veseli nuk është në pozitën të flasë për luftën kundër korrupsionit. Një pako e tillë dhe një kërkesë e tillë është hipokrizi. Me iu ofrua pako për nënshkrim të tjerëve për gjërat që PDK i ka bërë ndër vite, pra që nga qeverisja e pasluftës, është pak qesharake”, ka deklaruar Beqiri për Express.

Edhe PSD-ja ka refuzuar ta nënshkruajë atë. Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

“PDK duhet të shkojë në opozitë. I ka bërë mjaft dëme vendit. Sigurisht që nuk do të nënshkruajmë asgjë që propozohet nga PDK-ja. Qytetarët do të vendosin me votë se kush do t’i përfaqësojë”, tha Kuçi. /

Related posts