Pas ndodhive të sotme në Kuvendin e Kosovës ku votimi i ratifikimit të Demarkacionit u pengua nga deputetët e Lëvizjës Vetëvendosje kanë raportuar edhe mediat botërore.
‘The Independent’ në ballinën e saj si ngjarje të pa pritur e ka vendosur hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend ku thuhet se këtë e bënë partia opozitare për ta ndaluar votimin.
“Gaz lotsjellës është lëshuar në parlamentin e Kosovës nga deputetët e opozitës në përpjekje për të ndaluar votimin mbi një marrëveshje kufizimi të kufirit me Malin e Zi”, shkruan ‘The Independent’.