Analisti Imer Mushkolaj ka pasur një përplasje me deputetin e VV’së Haki Abazin, derisa po flitej për rastin e ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishaj, që po akuzohet për shpëlarje parash.
Mushkolaj tha se Abazi po flet për ‘’fake neës’’, e që janë të rrezikshme e LVV tanimë e ka diskurs këtë çështje edhe zakonisht çkado që raportohet përpiqen ta vënë në këtë kontekst.
‘’Neve DASH’i na e përmendi rastin me ju zotëri Abazi, me kërcënimin që i keni bërë mediumeve’’, tha Mushkolaj, derisa Abazi tha se mund të flasin edhe për ato çështje.
‘’Ajo nuk më referohet mua por ty si AGK’’, i tha Abazi Mushkolajt derisa ky i fundit i tha se ‘’nuk është AGK, dhe se Abazi duhet ta mësoj kush është pastaj të flasë’’.
Pas kësaj, ka reaguar Abazi duke thënë se ‘po goditet nën brez”.