970×90
970×90

Imami që u mbytë nga rryma në Pejë, ishte duke u pastruar

Imami që u mbytë nga rryma në Pejë, ishte duke u pastruar


Ramë Blakaj 38 vjeç u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Novosellë të Pejës në shtëpinë që jetonte tash e 12 vjet.


Blakaj, imami i xhamisë në fshatin Novosellë të Pejës, dyshohet se vdiq nga rryma në kohën kur po bëhej gati të takohej me shokët.

Familjarët tregojnë se atë e mbyti rryme derisa po pastrohej në banje.

Në familjen Blakaj kjo është një vdekje tragjike pasi që dy muaj më parë kishte ndërruar jetë edhe vëllai i madh i të ndjerit.

Vdekja e papritur ka prekur edhe kolegët e Blakajt.

Ndërkaq, Prokuroria është duke hetuar këtë rast.

Varrimi i të ndjerit është bërë të premten në varrezat e në Vrellë të Istogut.

Dje lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar për Reporteri.net, Përparim Blakaj kushëri i të ndjerit.

“Hoxha ka pas aksident me rrymë dhe ka vdekur”, ka treguar Përparimi.

Po ashtu rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Rajonit të Pejës.

“Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme.Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Related posts