970×90
970×90

Ilaçi që shëroi Trumpin, në Kosovë shitet nga 81 deri në 320 euro

Ilaçi që shëroi Trumpin, në Kosovë shitet nga 81 deri në 320 euro

 

Ka afro dy muaj, kur i pari i Shëndetësisë aprovoi kërkesën për importimin e tyre.

E në mesin e këtyre medikamenteve, që në Klinikat e QKUK-së pacientëve po u propozohet t’i marrin për të luftuar virusin korona, është edhe ilaçi i parë anti-COVID që e miratoi BE, i njohur si Remdesivir.

Ky i fundit, besohet se arrin të parandalojë zhvillimin e mëtejmë të virusit korona.

Që nga fillimi i shtatorit Remdesivir po shitet në Kosovë me çmime të ndryshme, varësisht nga shteti që po importohet.

Një nga dy ilaçet e aprovuar në Evropë kundër koronavirusit që është përdorur kohët e fundit gjithashtu për të trajtuar Presidentin e SHBA Donald Trump (dokument), po shitet në Kosovë deri në 320 euro.

Qytetarët kanë filluar ta blejnë atë, nepër barnatoret e vendit.

E gjendja jo e mirë e një familjari të tij, e solli që ta blejë medikamentin që po konsiderohet si goxha i shtrenjtë.

Për dy ampula ai pagoi 400 euro.

Çmimore të njejtë ky lloj i medikamentit që vjen nga dy vende, ka për të gjithë ata që duan ta blejnë në Kosovë.

Por një remdesivir që vije nga shteti i Turqisë, ka çmime të ndryshme.

E çmimi më i lirë i këtij medikamenti, është 81 euro.

Prapa kamerave, familjarë që qëndronin tek Klinikat e QKUK-së, duke u kujdesur për familjarët e tyre, i kanë treguar televizionit se medikamentin Remdesivir e kanë paguar edhe deri në 320 euro.

T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me atë se a e kanë menduar ata sigurimin e këtij medikamenti, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje konkrete.

Vetëm kanë bërë të ditur se me datën 1 shtator të këtij viti, MSH ka lehtësuar procedurat për terapitë për trajtimin e covid 19.

Sidoqoftë, ky ilaç nuk është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë për klinikat ku ka të shtrirë pacientë me covid 19. Kjo e fundit, ka arritur të sigurojë një medikament ekuivalent me të lartpëmendurin.

Por cili është efekti i këtij ilaçi që po shitet me çmime të ndryshme në barnatoret në vend, e tregon infektologu Sali Ahmeti.

T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, aty dhe ku bëhet regjistrimi i barnave në lidhje me cilësinë e medikamentit në fjalë, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ndonjë përgjgije.

As nga Dogana e Kosovës nuk kanë pranuar të tregojnë, se sa shpesh është importuar ky medikament në Kosovë.

 

https://video.gjirafa.com/ilaci-per-te-luftuar-virusin-korona-shitet-nga-81-euro-deri-ne-320

Related posts