Platforma e Blockchain-it, i cili përdoret për krijimin e kriptomonedhave apo vulave elektronike, NEAR Protocol, ka bashkëpunuar me Muzeun Universal të Hip Hop-it (UHHM) dhe bashkëthemeluesin e revistës së rap-it, “The Source”, Ed Young, për të publikuar një koleksion me asete unike digjitale që shfaqin reperë nga vitet ’70 deri më tani.
Koleksioni do të shfaqë NFT-të, e cila është një vulë digjitale që konfirmon nëse një artikull është unik dhe i vërtetë, të 47 legjendave të repit, duke filluar nga Eazy-E tek Lil Wayne. Ky eveniment ndodh për të nderuar vitin e 47-të të epokës së hip-hopit.
Ngjarja ka filluar më 19 qershor, ditën e përkujtimit të Juneteenth, një festë federale që shënon fundin e skllavërisë.
Ndërsa NFT-të u rritën në popullaritet gjatë vitit 2021, Young e sheh bashkëpunimin me NEAR si një mënyrë për t’u rilidhur me origjinën brez pas brezi të repit.
“Që nga fillimet e tij, hip-hop u rrit nga baza”, tha Young në një deklaratë për website-in “CoinDesk”.
“Nga incizimet e këngëve me shirita, te festat e lagjeve të ndriçuara nga llambat e rrugës, hip hop-i ishte një krijim kolektiv i një kulture dhe ekonomie, që u zhvillua përmes artistit dhe adhuruesit që punuan së bashku”.
Young gjen NFT-në si një mjet premtues që u rikthen agjencitë financiare artistëve në zhvillim, duke eleminuar ndërmjetësit midis muzikantëve dhe adhuruesve të tyre.
Ndërsa tregu aktual për NFT-të me temë muzikore u ka shërbyer kryesisht artistëve me emër të madh, Young është i bindur se në planin afatgjatë, artistët e pavarur do të jenë ata që do të përfitojnë më shumë nga teknologjia.
NFT-të “Hip-Hop Head” do të ankandohen çdo ditë deri më 24 korrik në faqen e internetit të koleksionit. NFT mund të blihen me kartë krediti, të cilën NEAR e sheh si një provë për të targetuar një audiencë të gjerë.
Portretet NFT janë krijuar nga ilustruesi i hip-hopit André LeRoy Davis, më i njohur për serinë e tij “Fjala e Fundit”, e paraqitur në revistën The Source. Linja e parë e secilës NFT në koleksion do të dhurohet për t’u ekspozuar në galerinë e UHHM.