Marrëdhënia e tyre gjyshe e nip është bërë e njohur tashmë për të gjithë ne. Besi e adhuron gjyshen e tij, Ijen. Në një bisedë shumë të ngrohtë në emisionin ‘Rudina”pasditen e djeshme, ata të dy treguan mes humorit fëmijërinë e Besit dhe momente që i kanë ndarë bashkë.
Si çdo gjyshe në familjet shqiptare, Ija e ka zemrën plot me lumturi kur fëmijët, nipër e mbesa janë të lumtur dhe të gjithë bashkë të gëzuar. Ajo tregoi për herë të parë momentin kur mori vesh se Besi e Xhensila do të bëheshin prindër.
“Zemra ime mbushet plot kur këta i shikoj të lumtur,i dua shumë të dy. Pas dasmës të gjithë e prisnim një lajm të tillë dhe unë i pyesja shpesh në kishte ndonjë lajm të mirë. Një ditë erdhën në shtëpi, të qeshur e më thanë: ‘sot do të japim lajmin e mirë.’ U gëzova shumë, zemra ime është plot.”
Xhensila dhe Besi e duan dhe e respektojnë shumë Ijen, çdo herë mundohen ta lumturojnë, por në sytë e zemrën e saj mjafton vetëm që ata të jenë mirë.
Ija rrëfeu gjithashtu edhe porosinë që i ka dhënë Besit kur është njohur me Xhensilën:” E dija që do të ishte vajzë e mirë për Besin e që bashkë do të ishin të lumtur, ndaj një herë i thashë: Me mend në kokë dhe sillu mirë.”