970×90
970×90

Ibrahimovic nënshkruan kontratë një vjeçare me Milanin

Ibrahimovic nënshkruan kontratë një vjeçare me Milanin

Zlatan Ibrahimovic do të jetë pjesë e Milanit edhe në sezonin e ri.


Skuadra nga ‘San Siro’ përmes një njoftimi ka zyrtarizuar marrëveshjen e nënshkruar me sulmuesin suedez.

“Milan janë të kënaqur të ju njoftojnë se kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Zlatan Ibrahimovic, duke vazhduar bashkëpunimin deri në qershor të vitit 2021”, thuhet në njoftim.

Me këtë marrëveshje, Ibrahimovic vazhdon udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm me ‘Rossonerët’, një aventurë që ka filluar nëntë vite më parë, me një titull të Serie .

Ai u kthye në skuadër janarin e kaluar, duke ndihmuar klubin që të kthehej në Evropë me 11 gola në 20 ndeshje.

38 vjeçari do të vesh fanellën e Milanit deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Related posts