Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka marrë votat e nevojshme për fituar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari iu tij, Naim Murseli.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që Pacolli është njëri ndër më të votuarit në listën e LDK-së.
“Me një rritje të votave nga zgjedhjet e fundit, dhe nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së, Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së”, ka shkruar ai.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AKR’ja dhe LDK-ja kanë garuar në koalicion.