![I riu terrorizon shkollën në Tiranë, qëllon me “pistoletë imituese” në oborr](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/543AD444-3576-4061-8F61-F16EC2E2B687.jpeg)
Një 20-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve, në një shkollë në Farkë.
20-vjeçari është futur në oborrin e shkollës në zonën e Farkës dhe ka qëlluar me “armën imituese” duke shkaktuar panik.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërkohë që 20-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. /euronews.al/