Një i moshuar i pastrehë nga Prishtina ka tash e disa ditë që po fle në parkun e fëmijëve në Dardani.
Faqja “Vrojtuesit e Lagjes” njofton se tash e disa ditë ambienti i hapur është shtëpia e vetme e tij, ndërsa vendi ku e bën gjumin janë lodrat e fëmijëve në këtë park, shkruan Reporteri.
I moshuari njoftohet se është rast social derisa u bëhet thirrje qytetarëve që ta ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.
“Qytetare te Prishtines, ky i moshuar flene ne parkun e femijeve ne Dardani tani sa dite. Eshte i pastrehe dhe me 100 euro ndihme sociale. Ju lutemi ta ndihmoni nese e shihni. Foto sa 1 milion fjale 💔”, thuhet në postimin e tyre. /Reporteri.net